Kush duhet të ju paguaj në qoftë se ju kafshon qeni endacak?

Për kafshim nga qentë endacak, qytetarët fillimisht duhet të paraqesin rastin në polici dhe më pas në komunën, në territorin e të cilës janë kafshuar. Në qoftë se vjen rasti deri në gjykatë, praktika tregon se qytetari për dhimbjet fizike mund të marrë dëmshpërblim 35.000 denarë, për frikën 30.000 denarë, për dhimbjet shpirtërore 20.000 denarë dhe për shëmtim prej 5.000 denarë, apo kjo shumë gjithsej kap vlerën prej 90.000 denarë,

Cila është qasja më e mirë kundrejt kësaj problematike?
Qen, qen endacak, qente
Sipas veterinarit Rami Selmanit, kjo problematikë nuk është vetëm e Tetovës por shtetërore, ai tha se në qoftë se ndahen mjete të mjaftueshme në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, për pak kohë ky problem zgjidhet.

“Problemi i qenve endacak është problem shtetërorë dhe jo vetëm i Tetovës, në qoftë se secila komunë, sigurohet që në qytetin e vetë qentë janë të sterilizuar dhe i qasen seriozisht kësaj problematike, problemi mund të zgjidhet” shtoi Rami Selmani.

Ai gjithashtu theksoi se shumë qen sillen nga qytete të ndryshme të vendit, duke mos potencuar se nga ku dhe kush i sjellë. Të njëjtën e potencoi edhe kryetarja Arifi, duke shtuar se gjithmonë nga qytetarët ka kërkuar një fotografi si dëshmi se qentë po sjellën nga jashtë, në mënyrë që rastet e tilla të kenë epilog gjyqësorë.

“Disa çështje në qoftë se nuk kanë kornizë shtetërore të zgjidhjes, është shumë problematike që në mënyrë parciale të bëhet zgjidhja. Andaj, ka raste që qentë sillen nga jashtë, unë gjithmonë kam kërkuar fotografi apo video incizim nga qytetarët të cilët denoncojnë diçka të tillë në mënyrë që të hapim procese gjyqësore” tha Teuta Arifi dje në “Click Plus”, TV21.

Ndryshe, nga Sektori për Punë të Brendshme disa muaj më herët për Portalb.mk thanë se deri në momentin që diçka e tillë nuk është denoncuar te ata me dëshmi relevante, bëhet fjalë thjeshtë për thashetheme.