Kanë filluar me punë hetuesit për ta gjetur shkakun e zjarrit që kaploi spitalin modular të Tetovës, ku jetën e humbën 14 persona. Në një intervistë për REL kryeprokurorja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska tha se tani për tani nuk mund të tregon se kush mund të jenë dëshmitarët për këtë rast.
“Derisa nuk bëjmë analizë, nuk mund të them nëse do të thirret dikush dhe kush do të jetë ai”, tha Ruskoska.
Siç dihet, projektin për spitalin modular e kishte fituar firma Brako e ish zëvendëskryeministri Koco Angjushev. Nëse është shkelur ligj për furnizime publike, Ruskoska thotë se më pas do të vendosin se kë do të marrin në pyetje dhe kë do të thirrin për dëshmitarë.
“Nëse do të ketë përgjegjësi, së pari duhet të shohim. Nëse ka ndonjë përgjegjësi, përkatësisht nëse është shkelur ligji për furnizime publike, për shkak se është miratuar një ligj i posaçëm për blerjen për këto spitalet modulare, nëse ka shkelje në këtë pjesë të ligjit, atëherë do të vendosim se kë ta marrim në pyetje dhe kë të thërrasim”, deklaroi kryeprokurorja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar Korrupsionit, Villma Ruskoska.
E derisa kohëve të fundit opinioni pa skandale si ai Kiçeec dhe Rashkovski , Ruskoska thotë se Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka bërë progres të madh në luftën kundër korrupsionit.
“Mendoj se brenda këtyre tre viteve, Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka bërë një përparim të madh në luftën kundër korrupsionit, gjë që ishte notuar edhe në raportin e BE-së për vitin e kaluar. Në raportin kishte një pjesë ku për luftën kundër korrupsionit ishte përmendur vetëm kjo prokurori, se ka përparim”, u shpreh Ruskoska.
Ruskoska shtoi se korrupsionin mund ta luftojnë vetëm organet e hetuesisë policia, policia financiare dhe prokuroria.