Kush do të kujdeset për fëmijët në çerdhe? S’ka marrëveshje me Qeverinë, SAShK-u paralajmëron grevë të përgjithshme

Nga Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, kërkojnë që rrogat në arsimi të rriten për 18,5%. Në rast se nuk plotësohet kërkesa e tyre, paralajmërojnë se nga 11 prilli do të organizojnë grevë të përgjithshme në të gjithat shkollat dhe çerdhet. Kërkesa e SASHK-ut është që rrogat në arsim të harmonizohen me atë minimale, e cila nga ky muaj është 18.000 denarë. Përveç kësaj, Sindikata kërkon që në të ardhmen rroga minimale të jetë bazë me të cilën do të shumëzohet koeficienti për ndërlikueshmëri të vendeve të punës në sektorin e arsimit.

“Nuk guxoj të them se nuk do t’i pranojmë fëmijët në çerdhe, por personeli edukativ dhe arsimor nuk do të kryejë veprimtari edukative dhe kujdestare, që do të thotë se nuk do të ketë kush t’i pranojë fëmijët. Në arsimin fillor dhe të mesëm do të ketë ndërprerje të mësimit“, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Dje, Sindikata zhvilloi negociata me përfaqësuesit e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, por nuk u arrit asnjë zgjidhje. Nga Qeveria për TV21, thonë se gjatë periudhës së fundit kanë treguar se në mënyrë të hapur e mbështesin dialogun social në shoqëri dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.