Rreth 70.000 anëtarë, të Dielën do të zgjedhin Kryetarin e LSDM-së, në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake – thuhet në një komunikatë nga LSDM-ja.
Zgjedhjet e para të drejtpëdrejta brendapartiake do të mbahen të Dielën më 21 Mars, me pjesëmarrje të të gjithë anëtarëve të regjistruar të LSDM-së.
“Të gjithë anëtarët e regjistruar në mënyrë aktive të LSDM-së do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit drejtpërdrejt dhe me votim të fshehtë për zgjedhje të kryetarit të komunës së tyre në vendvotimin përkatës”, thonë nga LSDM.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur listën zgjedhore, ku për të votuar janë paraqitur 68.999 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për votim të fshehtë, kuti votuese dhe protokolle për mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve.
Votimi i të sëmurëve dhe të moshuarve do të bëhet të shtunën më 20.03.2021.