Çmimi Nobel për Paqe këtë vit mund të përfundojë në duart e Svetlana Tikhanovskaya, aktivistes për klimën Greta Thunberg ose organizatës Reporterët pa Kufij.
Fituesi i çmimit miliona dollarësh zgjidhet nga një komision pesë anëtarësh i caktuar nga parlamenti norvegjez, i cili do të shpallet më 8 tetor.
“Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve janë disa nga kandidatët kryesorë”, tha Henrik Urdal, drejtor i Institutit për Kërkimin e Paqes në Oslo.
“Kjo është në përputhje me debatin e madh në lidhje me rëndësinë e raportimit të pavarur dhe luftën kundër lajmeve të rreme për demokracinë”, tha ai. Lufta kundër ngrohjes globale, e udhëhequr nga adoleshentja suedeze Greta Thunberg, ndoshta aktivistja më e famshme klimatike në botë, gjithashtu mund të fitojë.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shprehur shqetësimin se efektet e dëmshme të ndryshimit të klimës mund të përbëjnë rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Asle Sven, historiane e Çmimit Nobel për Paqe.
Gjithsej 329 kandidatë u nominuan për çmimin.
Të nominuar janë edhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, politikania amerikane, Stacy Abrams, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe lëvizja Black Lives Matter.