Kush dështoi ta mbronte Agon Musliun nga hedhja prej konviktit në Prishtinë

A dështuan institucionet ta mbronin Agon Musliun nga hedhja prej konviktit në Prishtinë.Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ende nuk ka thënë asnjë fjalë rreth rastit. Po ashtu, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla end e nuk ka bërë të ditur se kush po heton rastin dhe a do të ketë përgjegjës për vdekjen e të riut.
Dje rreth orës 17:20 një i ri që po karantinohej në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, u hodh nga kati i pestë i njërit prej konvikteve. I riu ishte Agon Musliu, 26 vjeçar, nga Gjilani, që nuk arriti të luftoi më jetën dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
“Më datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te qendra e studenteve dhe një person është përcjell me autoambulancë në drejtim të klinikes emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, lajmi u konfirmua fillimisht për lajmi.net nga Daut Hoxhës, zëdhënës i Policisë së Kosovës.Ndërsa, Gëzim Mustafës, mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të QKUK-së, 26-vjeçari ishte sjellë në Emergjencë pa shenja jete dhe se sipas tij, gjasat janë shumë të mëdha që ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve vdekjeprurëse që ka pasur“Rreth orës 17:30 në Qendrën Emergjente është sjellë me urgjencë një pacient i ri i moshës 26-vjeçare, pa shenja jete. Faktikisht sipas asaj që ne kemi vlerësuar pacienti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve që ka pasur, të rënda vdekjeprurëse. Në pranim pacienti ka qenë pa shenja jete me gjakderdhje nga veshët, hunda dhe goja. Prej lëndimeve të dukshme që ne i kemi parë kanë qenë këto mirëpo, shkaktarin definitiv të vdekjes fjalën e ka ekspertiza mjeko-ligjore prej të cilëve ne edhe kemi kërkuar ekspertizën e tyre. Sipas të gjitha gjasave pacienti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe ka ardhur këtu pa shenja jete dhe vdekja e tij është konfirmuar rreth orës 17:45”, ka thënë Mustafa.Nga ana tjetër sipas një dëshmitari, 26-vjeçari dje ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte kërkuar që të mos vendosej në karantinë te Qendra e Studentëve pasi që kishte probleme shëndetësore ku edhe i kishte prezantuar dokumentacionet, por që ai përsëri ishte vendosur aty.Lidhur me rastin pati reagime të shumta. I pari ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi hetim për këtë vdekje tragjike dhe që sa më shpejt të zbardhen detajet e vdekjes së 26-vjeçarit.“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, thekson kryeministri në detyrë, Kurti.Sidoqoftë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ende nuk ka thënë asnjë fjalë rreth rastit. Po ashtu, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla end e nuk ka bërë të ditur se kush po heton rastin dhe a do të ketë përgjegjës për vdekjen e të riut.Lidhur me rastin kanë reaguar instancat më të larta shtetërore ku kanë kërkuar që organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e rastitIshte kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri që dha detaje shtesë lidhur me rastin që vinte nga qyteti i tij,Ai tha se Agron Musliu ishte një student i shkëlqyer i masterit në Gjermani.“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte stundet i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, shkroi ai në FB.Ministria e Shëndetësisë shprehu keqardhjen e thellë për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, dhe u shpreh familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre.
“Organet e hetuesisë janë duke u marrë me sqarimin e rrethanave të vdekjes”, thuhej në reagimin e MSH-së drejtuar mediave.Por, më pas reagimet ndryshuan kahje, përveç që u kërkua që rasti të zbardhej nga organet e drejtësisë u fajësua edhe qeveria në detyrë që nuk arriti të menaxhoi mirë me situatën.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet Facebookut ka reaguar duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit.“Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor”, shkroi Thaçi.Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka kërkuar hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse. Veseli ka thënë se i ndjeri ishte nën kujdesin e instituciomeve të shtetit, andaj, ai tha se është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.“Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet”, u shpreh kreu i PDK-së.Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që sa më parë të zbardhen rrethanat e vdekjes së të riut nga Gjilan. Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ishin më vigjilente që tragjedi të tilla nga pakujdesia dhe indiferenca të mos ndodhin.Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime në drejtim të familjes së të riut që humbi jetën në rrethana tragjike tek Qendra e Studentëve.Behgjet Pacolli tha se duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilët në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë.“Duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilë në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë. U prehtë në paqe bashkë-qytetari ynë, të cilin shteti i tij nuk qe në gjendje ti ofrojë kujdes”, tha Pacolli.Ka pasur edhe reagime të tjera të shumta nga opozita e pozita lidhur me rastin në fjalë duke kërkuar që institucionet duhet të përgjigjen për këtë rast e ministri të jap dorëheqje.Por se a dështuan institucionet e Kosovës të menaxhonin situatën në Qendrën e Studentëve kjo gjë pritet të zbardhet ditëve në vazhdim. Mirëpo, rezultati tregon se kemi një të ri që nuk jeton më e sipas dëshmitarëve i riju kishte probleme me depresionin.“Kam ardhë me këtë djalin që vdiq. Ai ka pas depresion të madh. I ka pas krejt dokumentat nga Gjermania, e ka pas udhëzimin që është dasht mos mu izolu, por me u vetkarantinu në shtëpinë e vet.Prej se ka ardhë ka qenë në gjendje depresive, ka kërku ndihmë mjekësore dhe me u liru prej konviktit, por askush s’e ka marrë parasysh situatën e tij. Mjekët as që kanë ardhë me vizitu”, ka treguar ai, duke mos pranuar të flas me emër për shkak se mendon se dikush mund t’i hakmerret për këtë.Ndryshe, Qendra e Studentëve përdoret si karantinë për personat që futen në Kosovë nga shtetet e jashtme. Ata duhet të qëndrojnë aty për dy javë dhe më pas testohen nëse janë pozitiv me virusin Covid-19. Kjo ishte vënë si masë në fillim të përhapjes së virusit në Ksoovë për shkak të numrit të madh të atyre që futeshin nga shtetet tjera në Kosovë dhe rrezikut që virusi të përhapej.