Kusari-Lila: Pas testimit Hoti nuk u vetëizolua, një arsye më tepër për ta shkarkuar

Kryetarja e partisë Alternativa në Kosovë njëherë edhe deputetja e GP të Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti pas vizitave të se dielës duke thënë se duhej të respektonte protokollin që thotë se pas testimit për Covid-19 personi duhet të vetëizolohet.

Me këtë rast, Kusari-Lila u shpreh se ka një arsye më shumë për të shkarkuar Qeverinë Hoti për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit.

“Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu jepet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri. A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie”, shkroi ndër të tjera Kusari-Lila.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157003576965916