Kancelari austriak, Sebastian Kurz kërcënoi të vendosë një bllokadë të dytë si një mundësi të fundit nëse rritja aktuale e rasteve të koronavirusit nuk zbutej.
”Situata në spitale do të përcaktojë nëse do të vendosim një bllokim të ri. Asnjë vend në botë nuk do të lejonte që kujdesi i tij intensiv mjekësor të mbingarkohej”, theksoi Kurz. Në Austri, mbingarkesa e mundshme e sistemit shëndetësor është një kërkesë ligjore për të vendosur një bllokadë.
Austria futi një kufi prej gjashtë personash për takime private në ambientet e brendshme dhe 12 persona për takimet në ambientet e jashtme. Austria ka regjistruar numër rekord të infeksioneve ditore në ditët e fundit.