Kurto Dudush u dakordua me Ali Ahmetin: Bashkëshortja kandidohet për deputete, i janë premtuar dhe pozita drejtorësh


Partia e Kurto Dudushit – Unioni i Romëve ka arritur marrëveshje me Bashkimin Demokratik për Integrim për koalicion në zgjedhjet parlamentare të majit.

Kurto Dudushi, kryetar i Shuto Orizares është takuar me Ali Ahmetin dhe kanë shtrënguar dart për marrëveshje në koalicon parazgjedhor.

Ai fiton kandidat për deputet, bashkëshortja Fatima Osmanovska e cila do të jetë me numër 5 në zonën zgjedhore 2.

Ka marrë premtim edhe për funksion të drejtorit në QTQ Shkup dhe drejtor në Qendrën për Punë Sociale Shkup.