Kurto Dudush: Ali Ahmeti nuk zëvendësohet me askënd

Kurto Dudush, kryetar i Shuto Orizares për TV21 ka konfirmuar informacionet paraprake, se është duke zhvilluar bisedime me BDI-në, për t’u bërë pjesë e Frontit Europian.

Dudush ka komentuar edhe personalitetin e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit duke thënë se “ai nuk zëvendësohet me askënd”.

“Për momentin ende nuk ka asgjë definitive. Po zhvillojmë bisedime me më tepër parti politike mirëpo opsioni më serioz për ne është Bashkimi Demokratik për Integrim. Po diskutojmë edhe me VMRO-DPMNE-në por edhe me Maksim Dimitrievskin. Ka kohë edhe pak ditë derisa të marrim vendim definitiv.

Unë e respektoj shumë Ali Ahmetin, edhe si njeri edhe si ideolog jo vetëm në Maqedoni por edhe në Ballkan. Po të isha shqiptar nuk do të qëndroja askund tjetër përpos afër Ali Ahmetit. Për atë çfarë bëri Ali Ahmeti për shqiptarët, nuk do të duhej të ekzistonte fare opozitë. Të gjithë duhet të qëndrojnë afër tij”, tha Dudush.