Kurti: Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut do të ketë në korrik, duhet të organizohen edhe në Kosovë


Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sot sërish ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vendin e tij, duke theksuar disa shtete në të cilat do të mbahen në muajt në vijim, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, e cila, sipas tij, e presin zgjedhje në muajin korrik, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikimin në Fejsbuk, me rastin e dy muajve nga shpallja e mosbesimit të kabinetit të tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti sërish kundërshtoi në formimin e qeverisë së re nga përbërja aktuale parlamentare, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë situatë kanë zgjedhjet parlamentare.

“Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin koronavirusi. Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, ka shënuar Kurti.