Kurti zbulon se si u mundua Vuçiq t’ia mbushte mendjen Trumpit për Kosovën


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është munduar ta joshë homologun e tij amerikan, Donald Trump – që Shtetet e Bashkuara të ndryshojnë qëndrim karshi Kosovës.

“Me ardhjen e presidentit Trump, Vuçiq dëshironte t’i pëshpëriste në vesh, në stilin ‘nëse ti bën mur me meksikanët, unë dua ta bëj me shqiptarët’”, ka thënë Kurti, në emisionin “DPT Te Fidani”.

Udhëheqësi serb, sipas Kurtit, synonte “të luante me të njëjtën logjikë, të bëhej atraktiv”.

Kurti ka thënë se “Serbia që prej përfundimit të luftës ka punuar ditë e natë t’i rregullojë marrëdhëniet me SHBA”.

“Nuk arritën me Bushët, me Clintonët, me Obamat, kanë shpresuar ta bëjnë me Trumpin, i cili është joortodoks në politikë, vjen nga financat dhe biznesi”, ka theksuar ai.