Kurti zbulon emblemat ruse që janë gjetur në veri gjatë bastisjeve të Policisë

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi në Varagë të Zubin Potukut, raporton Gazeta Sinjali.

Ai në konferencën për gazetarë ka prezantuar emblemat ruse që janë gjetur gjatë kontrollove të Policisë në veri.

“Pra një numër i madh i emblemave nga Rusia, përveçse municion, armatim dhe uniforma dhe pajisje të tjera të cilat janë gjetur dhe sekuestrua”, tha Kurti para gazetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore që na kanë forcuar neve së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane. Ky bashkëpunim dhe përkushtim i Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të triumfojë ndaj çdo përpjekje për destabilizim”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.