Kurti: Ushqim falas për të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën

Kryetari i VV-së Albin Kurti ka thënë se familjet që fitojnë më pak se 5 mijë euro në vit do të përfitojnë 150 euro për fëmijë.
Kurti ka shkruar në Twitter se nënat e papuna do të përfitojnë 250 euro në gjashtë muajt e parë të amësisë së tyre.

Ndërsa shtoi se do të ofrohet ushqim falas për të gjithë fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën.
“Neni 50 i kushtetutës sonë i garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Prindërit do të kenë pushim 12-mujor të amësisë/atësisë, ndërsa nënat e papuna do të përfitojnë 250 euro në 6 muajt e parë të amësisë së tyre. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur apo të lihet pas dore”. Nëse një familje fiton më pak se 7 mijë euro për vit, do të përfitojnë 50 euro për një fëmijë, familjet që fitojnë më pak se 6 mijë euro në vit do të përfitojnë 100 euro për fëmijë, familjet që fitojnë më pak se 5 mijë euro në vit do të përfitojnë 150 euro për fëmijë. Të gjitha familjet do të marrin 20 euro për fëmijët nën 2 vjeç dhe 10 euro për fëmijët nga 2 deri në 6 vjet. 160 çerdhe do të happen për të mundësuar përkujdesje dhe edukim të hershme për fëmijët tanë. Ushqim falas do të ofrohet për të gjithë fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën”, ka shkruar ai.