Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi bashkë me vajzën e tij Lean dhe bashkëshorten Rita K. Augestad-Knudsen, shkruan lajmi.net.
Në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shpresuar që viti 2021 të jetë një vit i vërtetë.
“Me dëshirë dhe shpresë për një Vit vërtet të Ri, të gjithë Juve dhe të dashurve Tuaj: Gëzuar 2021!”, ka shkruar Kurti.