Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Florian Markun për fitoren e mbrëmshme në boks.
Kurti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se boksit profesionist ndërkombëtar po i shtohet edhe një kampion shqiptar.
“Florian Marku dje vazhdoi rekordin e tij pa humbje me një fitore të jashtëzakonshme. I përgatitur mirë, i vendosur dhe i disiplinuar. Suksesi i tij i mbrëmshëm na gëzoi të gjithëve. I uroj Florianit fitore të njëpasnjëshme dhe karrierë të gjatë e të suksesshme”, ka shkruar Kurti.