Kurti uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve: Amerika mbetet partner dhe aleatë i pazëvendësueshëm për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Kurti ka shkruar se në këtë ditë të pavarësisë, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona. Gëzuar 4 Korrikun”, ka shkruar Kurti.