Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish deklaroi se një fushatë dezinformimi për vendimet e Qeverisë sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kishte për qëllim të nxiste frikë dhe të krijonte destabilitet. Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e fushatave të tilla.
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 10 gusht, Kurti tha se vendimi për riregjistrimin e veturave me targa të lëshuara nga Serbia, është vendim që i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë. Por, zbatimi i këtij vendimi, së bashku me atë për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, u shty për 1 shtator, për shkak të ngritjes së barrikadave më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit.
“Ajo[fushata e dezinformimit] ishte në shërbim të barrikadave. Në përbërje me individë të armatosur e me të kaluar kriminale, barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit”, tha Kurti.
Ai tha se ka dëgjuar lajme të rreme që dokumentet serbe do të konfiskoheshin në kufijtë e Kosovës, por ai shtoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka pasur këtë qëllim. Sipas tij, dokumenti për hyrje-dalje është vetëm një dokument shtesë që u jepet të gjithë shtetasve serbë me të hyrë në Kosovë.
“Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme, ndërkaq rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare”, tha Kurti. Ai tha se ka dëgjuar lajme të rreme që dokumentet serbe do të konfiskoheshin në kufijtë e Kosovës, por ai shtoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka pasur këtë qëllim. Sipas tij, dokumenti për hyrje-dalje është vetëm një dokument shtesë që u jepet të gjithë shtetasve serbë me të hyrë në Kosovë.
“Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme, ndërkaq rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare”, tha Kurti. Më 31 korrik, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – në veri, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Pas ndërhyrjes edhe të faktorëve ndërkombëtarë, Qeveria u pajtua që të shtyjë zbatimin e këtyre vendime për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat.REL