Kurti: Të lënduarit në aksidentin në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot informoi se të gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.

Ai në mbledhjen e qeverisë tha se bashkëndjejnë me gjithë mërgimtarët që sakrifikojnë për të ardhur më Kosovë .

“Urojmë që udhëtimet e tyre të jetë sa më të lehta dhe sigurta. Iu urojmë shërim të plotë të lënduarve”, tha ai.

Një autobus i “Zhitia Turist” me udhëtarë nga Kosova mbrëmë është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, derisa sot kompania bëri të ditur se pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.