Kurti takohet me Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në Greqi, në kuadër të Simpoziumit SYM, raporton Gazeta Blic.Ai ka publikuar në Twitter një fotografi nga takimi me të, derisa ka thënë se kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka thënë ai.