Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili erdhi me një delegacion ministrash nga Qeveria maqedonase. Ndër të tjera u diskutua edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Sipas njoftimit nga të dy qeveritë, Kurti e Ahmeti ranë dakord që procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejtë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit të vendit dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët, pasi që sipas të dy bashkëbiseduesve i gjithë Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe evropiane, në paqe të qëndrueshme, siguri e stabilitet.