Kurti: Serbia dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dënuar su*lmet që janë kryer në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan. Në paraqitjen e tij të sotme në Shkup, Kurti ka thënë se këto su*lme mbështeten nga regjimi i Serbisë dhe se Beogradi po dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë.

“Serbia e cila as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk i pranon krimet që i ka bërë në të kaluarën dhe vazhdon ta mohojë gje*nocidin që e ka kryer në vendin tonë ndaj popullit tonë është pikërisht ajo që po përdor qytetarët tonë për qëllime aspak paqësore dhe kësisoj po dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë”, tha mes tjerash Kurti./Alsat