Kurti priti në takim presidentin Stevo Pendarovski

Kryeministri Kurti ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Shefi i shtetit të Maqedonisë së Veriut po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga homologja kosovare, Vjosa Osmani. Në konferencën e përbashkët për media që kanë mbajtur Pendarovski dhe Osmani, presidenti maqedon u shpreh se pret realizim të marrëveshjeve të nënshkruara mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë bisedave unë theksova përgatitjen time që të intensifikojmë dialogun edhe në nivelin më të lartë politik. Sot me presidenten Osmani kishim një dialog të sinqertë dhe konstruktiv. Bëhet fjalë për dy vende mike të përkushtuara dhe shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë partnerë të fuqishëm tregtar. Para pak kohësh u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive në Shkup ku janë nënshkruar 11 marrëveshje bilaterale. Pres që ato të zbatohen”, tha ai.