Kurti pranoi letër urim nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Prayut Chan-ocha, gjeneral në pension, i cili ia ka shprehur urimet më të sinqerta e më të mira për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Mbretërisë​së Tajlandës, Gjeneral Prayut Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë. Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar.