Kurti: Po zbatojmë reciprocitet gradual ndaj Serbisë

Parimi i reciprocitetit me shtetin e Serbisë është duke u zbatuar, thanë zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, gjatë një vizite që iu bënë Doganave të Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se reciprociteti buron nga parimi i barazisë.

Me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka, e njoftoi Kurtin lidhur me “mbarëvajtjen e punës së doganave pas situatës së krijuar me COVID-19 dhe mbi zbatueshmërinë e vendimit të qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë”.

Nga 1 prilli, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke e zëvendësuar me masa reciprociteti vetëm ndaj Serbisë