Kurti: Po hapim rrugë për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga java e kaluar ka nisur reduktimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në tri godinat e komunave veriore.

Ai tha se tash, qeveria po fillon të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë me 25% në 3 godinat e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me Bashkimin Evropian dhe të dërguarin special për shtensionimin e arritur në Bratislavë”, ka shkruar Kurti në Twitter duke shtuar se Kosova po zbaton me mirëbesim “marrëveshjen me BE-në të arritur në Bratislavë për de-përshkallëzimin”./21Media