Kurti përkrahet për vendimin që të padisë Serbinë për gje*nocid

Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e programit qeverisës ka thënë se do ta bëjnë gati padinë për gje*nocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ky vendim i Qeverisë Kurti po përkrahet nga qendra “Gje*nocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë.

“Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gje*nocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për vi*ktimat e gje*nocidit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga kjo qendër.

“Arritja e drejtësisë për gje*nocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës”.
Qendra “Gje*nocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi për të dhënë kontributin e vet maksimal në këtë drejtim.