Kurti përfundon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar, nesër takon policët e liruar nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se pas vizitës tre ditore në Mbretërinë e Bashkuar, nesër do të vizitojë tre policët e Kosovës të liruar nga Serbia.Kurti bëri të ditur se lajmin për lirimin e tyre e mori gjatë kohës sa ishte në Londër.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”, shkroi Kurti në Facebook.

Ndërkaq, njoftoi edhe për takimet e zhvilluara gjatë këtij qëndrimi tre ditor duke njoftuar se temat e diskutimit kanë Policia e Kosovës e gazetarët dhe rreziqet ndaj raportimit nga veriu.

Me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly me të cilin jam në kontakt e komunikim të rregullt, diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës sonë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit. “, ka shkruar Kurti.