Kurti për shiritat e kuq: I kanë vendosur simpatizantët, lidhen me 14 shkurtin e dashurinë

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur për shiritat e kuq në Prishtinë, të cilat i ka vendosur partia e tij e të cilat kanë shkaktuar reagime të ashpra në opinion.
Kurti në “Debat Plus”, ka thënë se ato nuk janë shami, por janë fjongo të kuqe.

Ai thotë se ato janë vendosur nga simpatizantët dhe s’kanë të bëjnë me akuzat për paralajmërimin e një periudhe të komunizmit.
“Ato janë fjongo të kuqe të cilat i kanë vendosur simpatizantët dhe s’kanë të bëjnë me akuzat që na bëhen neve. Të dielen e 14 shkurtit është dita e Shën Valentinit, e zemrave dhe dashurisë”, ka thënë ai.