Kurti për La Repubblica: “Rre*zikojmë lu*ftë”

Në intervistë për gazetën italiane, La Repubblica, kryeministri Albin Kurti thotë se ekziston rre*ziku i një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit, marrë parasysh se pas Serbisë qëndron lideri rus, Vladimir Putin, edhe rre*ziku për konflikt mbetet i lartë.

“Rre*zikojmë lu*ftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rre*ziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti.

Duke folur për masat e fundit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin për dokumente me Serbinë, Kurti ka thënë se serbët kanë 48 baza rreth Kosovës dhe se pro*testat në veri ishin të organizuara nga Beogradi, me mbështetjen e Rusisë.

“Konvertimi i targave të futura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë sime. Ata kanë dy muaj. E njëjta gjë vlen edhe për dokumentet: të dielën, për ato pak orë që ka qenë në fuqi, në pikat kufitare që kanë mbetur të hapura kanë dhanë 2679 dokumente pa incidente. Prandaj u desh të thërrisnin dikë për barrikada: pro*testa nuk u ngrit spontanisht nga poshtë, ajo u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, pr*otestat e një jave më parë në veri nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë.
“Serbët kanë 48 baza nëpër Kosovë. Pro*testat nuk kanë qenë spontane, ato janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Kurti për “La Repubblica”.

“Nuk dua të them shumë i lartë, edhe sepse ne kemi kontigjentin e NATO-s këtu, por sigurisht i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një lu*ftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, ato do të jenë shumë të larta”, ka thënë Kurti.