Kurti për arkivolin para zyrës: Ata tregonin se më donin të vdekur


Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë realizuar të fillim të muajit mars një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Ata kishin  vendosur një arkivol, që sipas të rinjve të AAK-së, simbolizoi varrosjen e premtimeve nga Qeveria Kurti.

Për këtë aksion kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se me atë aksion ata kanë treguar se e donin vdekjen e tij, transmeton IndeksOnline.

Kurti në T7 tutje ka thënë se ai aksion nuk ka qenë original dhe se Vetëvendosje i ka pasur aksionet me origjinalitet.

“Me atë aksion ata tregonin se më donin të vdekur. Pastaj ai nuk ka qenë aksion origjinal. Vetëvendosje i ka pasur aksionet me origjinalitet’, tha ai.