Kurti pasi votoi në Shqipëri: Qytetarë të respektojnë atdheun dhe të votojnë!

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Albin Kurti ka votuar për herë të parë në Shqipëri.

Po ashtu ai ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku thotë se qytetarët duhet të respektojnë atdheun duke votuar.
“Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, mtoi është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi përshqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë. Ju uroj suksese”, tha ai.

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.
Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.