Kurti paralajmëron tubim publik të VV’së në sheshin e Prishtinës

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar që së shpejti do të mbajë tubim në në sheshin kryesor të Prishtinës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë në opozitë, ka paralajmëruar që ia bashkë me partinë e tij të premten me 12 qershor do të mbajë tubim në sheshin “Skënderbeu”.

“Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor”, ka shkruar Kurti në Facebook,.
Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se caktimi i datës së tubimit erdhi pas një takimi të qendrave të VV’së.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”, ka treguar Kurti.

Postimi i plotë:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës.