Kurti nuk e komenton takimin e nesërm në Bruksel për çështjen e targave

Të enjten në Bruksel do të takohen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar lidhur me çështjen e targave.
Për takimin e nesërm është pyetur Kurti, por që i njëjti nuk ka dashur të flasë rreth kësaj.
“Jemi në Trepçë dhe për këtë e keni zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”, ka thënë ai.

Kujtojmë që nesër një grup punues i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, palës së Prishtinës dhe Beogradit dhe kryesuar nga BE-ja do të takohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-se. Pas këtij takimi, brenda gjashtë muajve grupi punës do të paraqes gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të dialogut.

Kjo është pika e tretë e marrëveshjes që u arrit në Bruksel në fund të muajit shtator, pasi që Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia.
Ndërkohë që me 4 tetor ka nisur edhe zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së arritur në Bruksel që ka të bëjë me vendosjen stikersave në targat e automjeteve. Kjo do të zgjas deri në zgjidhje të përhershme.