Kurti: “Ngushëllime më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave”


Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari i cili ndodhi mëngjesin e sotëm.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti në rrjetin sociale Facebook.