Kurti: “Nga qershori i vitit 1999 vetë kam qenë i zhd*ukur, s’ka marrëveshje pa zbardhjen e fatit të tyre”


Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar aktivitetin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa ka folur për personat e zhd*ukur gjatë lu*ftës, tha se ai vet ka qenë i zhdukur në vitin 1999, pasi që familja nuk dinte për fatin e tij.

Në fjalën e tij para familjarëve te personave të zhdukur, Kurti është zotuar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhd*ukur gjatë lu*ftës më dh*unë.
“Është më se e qartë që në këtë ditë duhet të theksojmë se ata të cilët u është shkelur më së shumti e drejta, e padyshim që bëjnë pjesë të zhdukurit me dhunë dhe familjet e tyre që janë viktima sot e kësaj dite”.

“Nga qershorin e vitit 1999, kam qenë i zhdukur, jo për vete por sepse familja nuk e dinte ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i Kuq në korrik të vitit 1999. Prandaj kur u lirova kisha edhe thirrje te brendshme edhe përgjegjësi qytetarë që t’i bashkohem nënës Nysrete dhe shumë nënave tjera, të cilat ishin organizuar që të bëjnë trysni mbi vendorët e ndërkombëtarët, e kjo tenasferohet mbi Beogradin, ashtu që të zbardhen fati i djalit të saj dhe i shumë djemve e vajza të prindërve të Kosovës, të cilët fillimisht ishin 5 mijë, mandej u mor vesh që 2 mijë kanë përfunduar në burgje, ndërkaq rreth 3 mijë ende janë të pagjetur. Ndërkaq tani i kemi mbi 1 600 të pagjetur, nga të cilat janë 2/3 janë shqiptarë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Andaj edhe puna e komisionit dhe e të gjithë neve në këtë problem, ka qenë më prioritet dhe urgjent, e vështirë dhe sfiduese. Çështja e të zhdukurve, është nder prioritet tona, dhe gjithmonë e kemi bërë të qartë këtë”.
“Familjarët kanë kërkuar të ushtrojmë më shumë ndikim të faktorët ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet të zhdukurit. Marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjedhur problemi i të zhdukurve me dhunë. Kërkesë tjetër ka qenë hapja e varrezave ne Kishevak, ku këto kanë nisur për t’u gjetur të zhdukurit tanë”, tha tutje Kurti.