Kurti: Nesër do të shkoj në Bruksel për dialog, do të insistoj për lirimin e policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel, të cilin BE-ja e ka paralajmëruar për këtë javë.

Ai ka njoftuar se të enjten do të niset drejt Brukselit, ku do të mbahet takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Njoftimi i kryeministrit Kurti vjen në të njëjtën kohë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se takimi në Bruksel nuk pritet të ndodhë këtë javë.