Kurti: Në seancën e radhës do ta zgjedhin Vjosa Osmanin presidente të vendit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se në seancën e radhës do ta zgjedhin Vjosa Osmanin presidente të vendit.
Ai pasi bëri homazhe tek varri i ish presidentit, Rugova tha se posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve do të bëhet edhe hapi i tretë i radhës për konstituimin e institucioneve.