Kurti në Paradën e Krenarisë, Zana Avdiu: Shyqyr, një punë të hajrit e bani

Në kryeqytet është zhvilluar Parada e Krenarisë në mbështetje të komunitetit LGBT.

Pjesëmarrës për herë të parë ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili është shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pjesëmarrjen e Kurtit në Paradën e Krenarisë e ka komentuar edhe analistja Zana Avdiu. Ajo ka shkruar se më në fund kryeministri Kurti e bëri një punë të mirë.

“Albini i paska pri Paradës së Krenarisë, sot. Shyqyr, një pune te hajrit e bani”, ka shkruar Avdiu.