Kurti: “Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së për epopenë e UÇK-së, ka thënë se vendi ynë nuk ka trima pushtimi, por dëshmor çlirimi.
Kurti në fjalimin e tij, ka folur për kontributin e UÇK-së në çlirimin e vendit.

“Nuk duhet të ndërtojmë paqe të korruptuar. Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi. Ne synuam integritet territorial për hir të paqes, aktualiteti dëshmoi se ne kishim të drejt”, tha ai.
Kryeministri po ashtu foli edhe për dialog, ku tha se nuk duan dialog të imponuar pasi që ai sjell vetëm konflikte. Gjithashtu, Kurti u deklarua edhe një herë për situatën në Ukrainë.

“Nëse Ukraina nuk do të rezistonte, edhe uniteti evropian nuk do të ishte i mundur. Urojmë që Ukraina të mos jetë as Bosnje dhe as Kosovë, të mos ketë spastrim etnik, as masakra, as dhunime…”, tha ai.
I pranishëm në ceremoni ishe edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.