Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dënuar sulmet e Hamasit në Izrael.

Kurti ka thënë se e mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, siç ka thënë ai, “kundër terrorizmit”.

“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe rritjen e numrit të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.