Kurti: Marrëveshja me NATO-n është e dë*mshme, do ta ndryshojmë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura e ka pyetur sot kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin që ka tani si kryeministër për marrëveshjen që ai e kishte konsideruar të fshehtë në mes të Kosovës dhe NATO-s.
Ai tha se vazhdon që ta konsiderojë këtë marrëveshje të dë*mshme për interesin e qytetarëve.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dë*mshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam ak*uzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam ak*uzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha ai.

“Nuk mund ta rregullojë një të keqe të madhe me një takim të vetëm të parë. Më 19 prill 2013 ka nënshkruar ish-kryeministri i Kosovës me ish—kryeministrin e Serbisë në 15 pika, gjashtë prej të cilave i referohen Zajednicës. Aty janë rrënjët e së keqes. Aty kanë qenë dy marrëveshje. Një që është bërë me BE-në dhe një me NATO-n e që nuk është sjellë kurrë në Kuvendin e Kosovës as për ratifikim”, ka thënë Kurti.