Kurti kritikon nismën “Ballkani i Hapur”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan) më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.
Sipas Kurtit, kjo nismë, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se Serbia ka shkaktuar katër lu*ftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

“Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për ko*rrupsionin, për kr*iminelët e lu*ftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë ma*sivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Prishtinë, pasi mori pjesë në një ngjarje të organizuar në kuadër të Panairit të Librit.

Më 29 korrik, në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “mini-Shengenit”, që mori emërtimin e ri “Ballkani i Hapur”. Në këtë takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit, “Ballkani i Hapur” ka për qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.