Kurti kopjon Veselin, mbanë afër vetes një filozof oborrtar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar këshilltar të tij filozofin nga Shqipëria Elvis Hoxha.
Ani pse, zyra e kryeministri ende nuk ka njoftuar për emërimet e reja, këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Express, se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Elvis Hoxha është emëruar këshilltar i Kurtit.

E sa i përket kësaj, duket se kryeministri Kurti, ka kopjuar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Edhe Veseli, e pati emëruar këshilltar filozofin Blerim Latifi.
Latifi, i cili është ligjërues në Katedrën e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, për disa vite ka qenë Këshilltar Politik edhe i ish-kryeministrit tashmë presidentit, Hashim Thaçi.
Sikurse këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, ashtu edhe Blerim Latifi, njihej për gjuhën e ashpër ndaj kritikuesve të shefit të tij.

Hoxha, dje ka qenë në krahë të Kurtit, gjatë takimit të kryeministrit kosovar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj
Kujtojmë se Elvis Hoxha, përfaqëson zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, që njihet si vija që ka mbajtur qëndrimet më radikale të LVV-së. Hoxhën, që është shumë aktiv në Facebook, shpesh e pengojnë raportimet e mediave dhe analistët, të cilët kanë qasje kritike ndaj partisë së tij