Kurti: Kemi një vizion të qartë ne kërkojmë anëtarsimin në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kontributi i NATO-së ne themelimin e FSK-së ka qenë një shembull shembullor. Me theks të veçantë Kurti kërkoi anëtarësimin në NATO.

“Kemi një vizion të qartë ne kërkojmë anëtarsimin në NATO, anëtarësimi në NATO është një gurë arritje”, tha ndër tjera Kurti. Kurti, bëri të ditur se në takim me sekretarin e NATO-s theksoi qëllimet e Qeverisë së Kosovës, që sipas tij, janë në përputhje me vlerat euroatlantike.

“Dua të shpreh mirënjohje për NATO-n, për 23 vjet më radhë ofroi kontribut të jashtëzakonshëm. Kërkojmë anëtarësim në NATO, na mundëson të japim atë që vendet tjera na dhanë me vite të tëra te ne. Paqe e siguri”, u shpreh Kurti, duke shtuar “qëndrojmë së bashku dhe fuqishëm pranë jush”. Kurti shtoi se kërcënimet dhe rreziqet e sfidat që NATO-ja i përballon sot, ndjehen edhe nga Kosova.