Kurti ia merr LDK-së asambleisten më të votuar në Ferizaj


Lëvizje të reja, ka pasur brenda partive, ditëve të fundit, krejt kjo si rrjedhojë e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta çuar vendin në zgjedhje.

Yllkë Neziri, asableiste e LDK-së në Komunën e Ferizajt, sot iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi të bërë në FB, Albin Kurti.

Ky është postimi i tij:
Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.

Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.
Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj.