Kurti: “I trishtuar nga lajmi për ak*sidentin tr*agjik në Bullgari, ngushëllime familjeve të vik*timave”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik i autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari ku mbetën të vd*ekur 46 persona.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e vi*ktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tr*onditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook.