Kurti i emëron Nenad Rashiqin dhe Aleksandar Stankoviqin keshilltarë politikë

Kryemistri në detyrë, Albin Kurti, kabinetit ia ka shtuar edhe dy serbë si këshilltarë politikë të tij.
Zyra e Kryeministrit në detyrë ka njoftuar se Kurti e ka emëruar sot Nenad Rashiqin, Këshilltar Politik, njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Rashiq është politikan liberal serb, partia e të cilit ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërsa zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Kurti ka emëruar edhe një këshilltar tjetër politik nga komunitetet pakicë. Bëhet fjaë për Aleksandar Stankoviq