Kurti i drejtohet Komisionit të Venecias rreth përgjegjësive të presidentit


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar kërkesë për opinion Komisionit të Venecias në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e parlamentit dhe për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Kosovë, Kurti i drejtohet Komisionit të Venecias rreth përgjegjësive të presidentit
Kosovë, Kurti i drejtohet Komisionit të Venecias rreth përgjegjësive të
presidentit.
Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet ligjit që njihet si Komisioni i Venecias, është një trup këshillues me 62 anëtarë i Këshillit të Evropës rreth çështjeve Kushtetuese.

I ngritur në vitin 1990, ai luan rol këshillues por opinionet e tij nuk janë detyruese.

Nëpërmjet një komunikate, qeveria e Kosovës tha se “një opinion nga Komisioni i Venecias do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se kjo është e hera e parë që Kosova dërgon një kërkesë të tillë për opinion në Komisionin e Venecias.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masën e përkohshme me të cilën pezullohet zbatimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.