Kurti flet për marrëveshjet që u nënshkruan me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e parë të dy qeverive, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Kjo mbledhje e parë është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intenzive të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore. Marrëveshjet e sotme, sikurse ajo për rrugën Prizren–Tetovë dhe lidhja Brezovicë-Kodra e Diellit dhe Rehabilitimi i tampon zonës kufitare në Han të Elezit, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Këtë e kemi obligim politik dhe përgjegjësi institucionale”, ka thënë ai.

Si më të rëndësishëm ai e cilësoi marrëveshjen SOBA, e cila rregullon statusin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që mundëson hyrjen dhe daljen, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të FSK-së në territorin e Maqedonisë e Veriut.
“Kjo do të jetë e dobishme për të dy shtetet pasi siç kemi parë edhe këtë vit, FSK përtej të qenit partner e aleat i rëndësishëm ushtarak, mund të ndihmojë qytetarët edhe në operacione të shpëtimit”, ka shkruar Kurti.

“Si dy shtete demokratike ne ndajmë aspirata të përbashkëta për integrim në Bashkim Evropian, sikurse ndajmë edhe përkushtimin për të lu*ftuar kr*imin e organizuar dhe ko*rrupsionin, padrejtësitë dhe pabarazitë në të dy anët e kufirit. Kjo mbledhje e parë është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intensive të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”.

Kurti ka falënderuar homologun Zoran Zaev për mikpritjen tha tha se do ta ketë nderin që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive ta presë në Prishtinë.
Në mbledhjen e sotme ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi për mërgatën, turizmin, energjinë, ekonominë, ndërmarrësinë e inovacionin, sigurinë, transportin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.